Karçanaj, tjetër dhuratë Grigor Jotit, 456 MLN lekë për ndërhyrje në sistemin e tenderëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.07.2023, 12:47

Në sezon veror dhe kohë pushimesh Mirlinda Karçanaj shkon në punë për t’i firmosur çekun e radhës mikut të saj Grigor Joti. Këtë herë drejtoresha e AKSHI-t ka hapur një tender abuziv për vetë sistemin e tenderëve. Në buletinin e datës 10 korrik është regjistruar kontrata përfundimtare e prokurimit me objekt “Shërbimi i mirëmbajtjes së sistemit të prokurimit publik”.

I ndriti sistemet e tjera Karçanaj dhe tani i mbeti të ndërhyjë në sistemin e tenderëve, sepse i duhet gjithçka në rregull aty për vjedhjen e tenderëve. Por, edhe këtë kontratë ajo e ka zhvilluar në shkelje ligjore.

Sikur shihet në dokumentin e publikuar fituesit e kësaj kontrate janë operatorët “INFOSOFT SYSTEMS dhe “IkubINFO” që kanë garuar me një ofertë të vetme.

Duhet të themi që këto firma e rrëmbyen kontratën, sepse nuk kanë patur asnjë konkurrent përballë. Kështu në mungesë të konkurrencës Karçanaj iu firmosi kontratën me vlerë 456 milionë lekë.

Veprime të tilla kundraligjore Karçanaj i ka të zakonshme kur bëhet fjalë për Grigor Jotin, sepse të dyja firmat e mësipërme janë të tijat.

Përmes “INFOSOFT SYSTEMS ai përfiton tenderët për ndërhyrje në sistemet e institucioneve më të rëndësishme dhe rezultatet janë të dukshme, të dhënat qarkullojnë kudo.

Ndërsa “IkubINFO” është një kompani degëzim, një nga shumë të tjerat që ai ka dhe i përfshinë në çdo tender të mundshëm të AKSHI-t.

Vetëm pak ditë më parë JOQ Albania denoncoi se si Joti fitoi 2.2 miliardë lekë nga AKSHI pa garë për tenderin me objekt “Mirëmbajtje e sistemit të thesarit dhe blerje licenca Oracle-për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë”. Një tjetër institucion i rëndësishëm ky! Sikur shohim transaksionet e Jotit nga Karçanaj kapin vlera të larta çdo muaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit