Rrëfimi tronditës i Allit: Kur isha 6 vjeç më përdhunoi shoku i mamasë, komshiu më vari poshtë urës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.07.2023, 12:18

Vetëm para pak vitesh, Dele Alli ishte një nga mesfushorët më të mirë të botës, teksa tashmë forma e tij ka rënë në mënyrë drastike. Dikur ai kushtonte 100 milionë euro, ndërkohë që tani vlera e mesfushorit është vetëm 8 milionë euro.

Në një intervistë për ish-mesfushorin e United, tashmë një gazetar dhe opinionist, Alli rrëfen për herë të parë shkaktarin e kësaj rënieje të tij. Mesfushori i Everton tregon se gjatë një kohe të gjatë ka vuajtur problemet e shëndetit mendor dhe se është shtruar në një qendër rehabilitimi.

PROBLEMET PSIKOLOGJIKE – “Tani është koha e duhur që unë t’u tregoj njerëzve se çfarë po ndodh. Është e vështirë të flasësh sepse është diçka që e kam fshehur për një kohë të gjatë. Kam frikë të flas për këtë. Kur u ktheva në Turqi kuptova se kisha nevojë për një operacion, isha në një vend të keq mendërisht dhe vendosa të shkoj në një institucion modern rehabilitimi për shëndetin mendor.

Ata merren me varësinë dhe traumat. Ndjeva se ishte koha që të merreshin edhe me mua. Everton ishte i mrekullueshëm dhe më ka përkrahur, do t’u jem gjithmonë mirënjohës. Ata ishin shumë të kuptueshëm me mua, nuk mund të kërkoja asgjë më shumë gjatë një kohe që po merrja vendimin më të madh të jetës time, të bëja diçka që kisha frikë ta bëja.

Kam menduar edhe të largohem nga futbolli në një moshë kaq të re. Isha shumë keq mendërisht. Unë kam qenë kundër vetes gjithmonë. Dukej sikur po e fitoja luftën, duke treguar se isha i lumtur, por brenda po humbja betejën”, tha Alli fillimisht.

Më pas rrëfimi i Allit merr një tjetër dimension. Ai rrëfen trauma të jashtëzakonshme që ka pësuar gjatë fëmijërisë. 27-vjeçari shprehet se është përdhunuar nga shoku i mamasë së tij, e cila ishte e alkoolizuar.

Gjithashtu, ai tregon se ka pirë duan dhe që në moshën 8-vjeçare ka nisur të shesë drogë. Deri 12 vjeç, kur ai është adoptuar nga një familje normale, Allit i është rrezikuar shumë edhe jeta.

TRAUMAT E FËMIJËRISË – “Kur kam qenë 6 vjeç, një shoku i mamasë më ka përdhunuar, sepse mamaja ime ishte alkoolike. Më pas më dërguan në Afrikë që të disiplinohesha dhe më rikthyen sërish. Kur isha 7 vjeç, nisa duhanin dhe një vit më vonë po shisja drogë.

Më thoshte një plak se jam fëmijë dhe askush nuk dyshon te unë, kështu që e shpërndaja me biçikletë. Në moshën 11-vjeçare, më kanë varur poshtë urës. Ishte një burrë që e kisha te shtëpia ngjitur. Në moshën 12-vjeçare u adoptova nga një tjetër familje dhe ajo ishte familja që unë doja, ishte perfekte.

Kur isha 24 vjeç doja të tërhiqesha nga futbolli, e shihja se nuk po ia dilja dot, por mendoja se është e vështirë të heqësh dorë nga gjëja që do më së shumti. Nga jashtë dukesha sikur e kisha fituar betejën e luftën, por në fakt nga brenda e kisha humbur”, shprehet Dele Alli në rrëfimin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit