Pas këtij rasti që do të dëgjoni me siguri shumë prej jush do të mendojnë të lënë cigaren! Daily Mail ka raportuar rastin e një burri nga Ohio, gjuha e të cilit u bë e gjelbër dhe me qime pas pinte prej vitesh cigare dhe prej disa kohësh njëkohësisht ai kishte filluar të përdorte antibiotikë.
Mjekët e diagnostikuan atë "një shtresë jonormale" të qelizave të lëkurës që formohet në gjuhë kur papilat filiforme-zmadhohen dhe zbardhen për shkak të grumbullimit të mbeturinave dhe baktereve nga duhanpirja. Kjo u jep atyre pamjen e qimeve, të cilat mund të rriten deri në 2 cm të gjatë nëse gjuha nuk kurohet rregullisht.
“Gjuha me qime mund të duket kafe, e bardhë, jeshile ose rozë, në varësi të shkakut specifik dhe faktorëve të tjerë, të tillë si shpëlarjet e gojës apo edhe ëmbëlsirat”, shkruan Akademia Amerikane e Mjekësisë Orale.
Fotot shoqëruese tregojnë gjuhën e burrit, e cila është e zgjebosur dhe e gjelbër. Ndërsa mjekët theksojnë se kjo është një sëmundje dhe 13% e të rriturve e përjetojnë atë të paktën një herë në jetën e tyre.
Për këto raste mjekët këshillojnë të praktikoni një higjienë të mirë, por edhe përdorimin sa më pak të cigareve.