Më në fund një lajm i mirë erdhi! Komisioni Evropian aprovon një medikament të ri për kardiomiopatinë. ‘Mavacamten’ u aprovua si i pari i këtij lloji, bazuar në rezultatet pozitive të efikasitetit dhe sigurisë në fazën studimore 3.
Kardiomiopatia përshkruan çdo lloj sëmundjeje të zemrës që dëmton muskulin e zemrës. E bën muskulin e zemrës më të madh, më të trashë ose më të ngurtë se normalja.
Ajo mund të shkaktojë tek pacientët simptoma si mungesë në frymëmarrje, humbje të ndjenjave, marrje mendsh, por edhe komplikacione të tjera të rënda e vdekjeprurëse.
Dhe në vite shkencorët janë munduar të gjejnë zgjedhje më të efektshme ndaj saj. Aprovimi i terapisë me medikamentin e ri është një hap përpara mjaft i rëndësishëm sipas mjekëve, pasi deri më tani nuk kishte asgjë në planin farmaceutik me kurimin e sëmundjes gjenetike.