Burri shqiptar lidh gruan e tij dhe e dhunon me kabllo, ia djeg organin gjenital për dyshime tradhtie

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.07.2023, 12:21

Një ngjarje e tmerrshme është regjistruar në Kosovë në një familje në Graçanicë. Një burrë ka dhunuar në mënyrë mizore gruan e tij. Në fillim shqiptari ia ka lidhur duart e këmbët gruas së tij dhe më pas e ka dhunuar me kabllo pasi dyshonte se e tradhtonte.

I dyshuari T.B., fillimisht ka pasur një konflikt verbal me gruan dhe më pas sherri ka agravuar në përdorimin e dhunës, por jo vetëm kaq, pasi burri ka ndezur një zjarr, me qëllimin që t’i djegë organet gjenitale, ku për pasojë i ka shkaktuar plagë.

Mediat kosovare, shkruajnë se Prokurori ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e të dyshuarit, si dhe nisjen e hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit