Twitter ka kërcënuar se do të padisë "Meta Platforms" për platformën e saj të re Threads. Meta, e cila lançoi Threads të mërkurën dhe ka regjistruar më shumë se 30 milionë regjistrime pasi lejon lidhjen me përdoruesit e Instagramit, duket se do të përballet me Twitter-in e Elon Musk.
Avokati i Twitter, Alex Spiro, në letrën e tij, akuzon Metën për punësimin e ish-punonjësve të Twitter-it, të cilët kishin dhe vazhdojnë të kenë akses në sekretet tregtare të Twitter dhe informacione të tjera tepër konfidencial.
"Meta punësoi ish-punonjës të Twitter që “kanë ruajtur në mënyrë të parregullt dokumentet dhe pajisjet elektronike të Twitter” dhe se Meta qëllimisht” i përfshiu këta punonjës në zhvillimin e Threads", shkruan ai.
Në përgjigje të raporteve mbi letrën, Musk shkroi në Twitter : “Konkurrenca është e mirë, mashtrimi nuk është”.