Facebook prezanton aplikacionin që do të rivalizojë Twitterin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.07.2023, 10:57

Facebook do të prezantojë këtë javë aplikacionin që do të rivalizojë Twitterin. Ky aplikacion do të quhet “Threads” dhe do të lidhet direkt me Instagramin. Mendohet se paneli i kontrollit të këtij aplikacioni duket i ngjashëm me atë të Twitter.

Aplikacioni “Threads” duket se do të jetë falas për të gjithë përdoruesit dhe nuk do të ketë kufizime në numrin e postimeve. Ndryshe ndodh me Twitterin, që javën e kaluar pronari Elon Musk njoftoi se do të ketë kufizime për numrin e postimeve dhe do të kalohet me pagesë për të patur postime të pakufizuara.

Aplikacioni “Threads” është i disponueshëm për porosi papraprake në Apple Store, në përshkrimin e së cilës thuhet se “Threads është vendi ku komunitetet mblidhen për të diskutuar gjithçka”.

Duket se aplikacioni “Threads” i Mark Zuckerberg mund të rivalizojë seriozisht Twitterin dhe synimi është që të tërheqë mjaft përdorues të zhgënjyer.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit