Vuan nga humbja e dëgjimit, Eriselda 12-vjeçare ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.07.2023, 15:11

Vajza në foto është Eriselda Lala, një vajzë 12-vjeçare nga Dibra e cila ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve. Që në moshën 4 vjeçare, Eriselda i është nënshtruar disa ekzaminimeve audiologjike dhe në bazë të vizitave, e mitura ka nevojë logoped.

Nëna e vajzës kërkon ndihmë që t'i mundësohet një logoped për vajzën e saj që t'i shërbejë falas, pasi mundësitë ekonomike që familja ka, nuk mjaftojnë për kurimet e vogëlushes dhe vizitat që ajo kryen.

Vajza me familjen e saj jeton në një fshat të Bulqizës dhe vogëlushja nuk ka mundësi zhvillimi ndaj kërkon ndihmë nga shqiptarët. Vajza vuan nga humbja e dëgjimit dhe nëna e saj bën apel që shqiptarët ta ndihmojnë që edhe Eriselda të jetë si gjithë bashkëmoshataret e saj.

Nëna e Eriseldës:

Pershendetje. Jam nje nene nga Bulqiza, kam vajzën 12 vjece Eriselda Lala dhe kam nevoje per ndihen e nje lokopedje ose lokopet per gocën. I kam vendos inplantin ka 8 muaj po ketu ku jam un nuk ka pas asnjë lloj permiresimi ju lutem vini dore aman. Qe dhe kjo sado pak te behet per vete me ndihmoni pak kushdo qe te jete.

Kushdo që ka mundësi të ndihmojë Eriseldën me një logoped mund të kontaktojë në numrin e nënës së vajzës, 0695313981

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit