“New York Times” i ka kushtuar një reportazh dy rusëve dhe ukrainasit, që patën aventurën e tyre pranë ish-uzinës ushtarake në Gramsh dhe vetëm para pak kohësh fituan lirinë nga gjykatat tona. Blogerja ruse, 34-vjeçarja Svetlana Timofeyeva, është në listën e kërkimit ndërkombëtar nga ana e autoriteteve ruse.
Për “NY Times” ajo tregon se ka aplikuar për azil politik në Shqipëri dhe shprehet se “burgu në Rusi është më i keq se këtu në Shqipëri”. Timofeyeva deklaron gjithashtu se nuk mund të udhëtojë, pasi pasaporta është konfiskuar nga autoritetet shqiptare, deri në fund të gjykimit dhe dhënies së vendimit përfundimtar.
Pa aparatet fotografike, të cilat u konfiskuan, 34-vjeçarja thotë se nuk mund të fitojë para si dikur, duke bërë video dhe fotografi për dasma dhe evente. Nami si spiune ruse e ka ndjekur edhe në burg. Vetë i mohon akuzat duke thënë se tensionet gjeopolitike si pasojë e luftës në Ukrainë kanë bërë që shumë bashkatdhetarë ta shohin me dyshim, pasi vetë ajo e kundërshton luftën.
Timofeyeva thotë se grupi kishte vizituar edhe uzina të tjera ushtarake në Shqipëri, por ata nuk kishin hasur kurrë probleme. Vetë Moska ka bërë kërkesë për ekstradimin e saj, pasi ka hyrë në mënyrë të paligjshme në një objekt nëntokësor ushtarak në vitin 2018. Ekstradimin e quan hakmarrje, pasi ajo është rreshtuar kundra luftës me postimet që bënte në Instagram, ku numëron mbi 250.000 ndjekës.
Presidentin Putin ajo e quante një gjysh të çmendur. 34-vjeçarja tregon edhe detaje nga jeta e saj për “New York Times”. Ish-bashkëshorti i saj ka punuar si fotograf për grupin famëkeq ushtarak, Ëagner. Kur jetonte në Moskë, ajo punoi me ministrinë e Kulturës dhe jo në inteligjencën ruse. Nëntë muajt në burg i kaloi duke mësuar shqip dhe vizatuar male.
Shpreson shumë të eksplorojë Shqipërinë dhe të shihte atraksione te saj. Pyet nëse është spiunazh nëse merr një varkë për të eksploruar Sazanin. Mikhail Zorin, është i vetmi në arrest shtëpie. Ai ka pranuar që spërkati me piper rojet e uzinës së Gramshit, pasi ata iu afruan dhe më vonë gjatë marrjes në pyetje nga policia tha se ai ishte një agjent rus. E pranova, shprehet Zorin, pasi isha i detyruar. 24 vjeçari ishte student në Pragë para se të udhëtonte për në Shqipëri.
Kohën e kalon duke biseduar online me miqtë. Zorin, është gjysmë ukrainas, teksa Rusia nuk ka kërkuar ekstradimin e tij nga Shqipëria. Ai thotë se kur të lirohet nuk do të kthehet në shtëpi nga frika se mos e rekrutojnë dhe e dërgojnë të luftojë në Ukraine kundra vëllezërve të vet. Ndërkohë, me ironi Timofeyeva thotë e dëshpëruar se po të ishin pjesë e inteligjencës ruse të paktën do të kishin marrë një makinë, por kanë vetëm një biccikletë në apartamentin e tyre.
Zorin thotë se kishin zgjedhur uzinën e braktisur të armëve, sepse dukej e shkatërruar, por pa e ditur se ishte një objekt ushtarak. Iu afruan dy burra, ai nuk e kuptoi se ishin roje dhe nga paniku nxori sprajin me piper që e mbanë me vetë në rast emergjencash. Gjatë marrjes në pyetje, thotë studenti, oficerët e akuzuan se ishte spiun rus. Gjithashtu pretendon se e kërcënuan, e rrahën dhe i ushtruan presion.
Nga frika se mos i ndodhte diçka më e keqe, ai shpiku një histori se agjencia e inteligjencës ruse i kishte kërkuar të spiunonte në Shqipëri dhe kishte thënë se familja e tij në Rusi do të përballej me pasoja nëse nuk do ta bënte. “E kuptoj që kjo ishte shumë budallallëk”, thotë Zorin për “New York Times”.
“Deklarimi si spiun në ato momente ishte alternativa më e mirë shton”, ai. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai i quan deklarimet e Zoranit “krejtësisht të pavërteta”, duke shtuar se policia kishte vepruar “në përputhje të plotë”, sipas procedurave standarde të punës dhe duke respektuar të drejtat e njeriut.
Edhe prokurori Kreshnik Ajazi i hedh poshtë këto deklarata duke thënë se rojet ishin me uniforme dhe se 24-vjeçari nuk u torturua. Tre eksploruesit urbanë, siç e quajnë veten, jetojnë në një apartament të vogël me dy dhoma gjumi, ndërsa miqtë dhe familja u dërgojnë para për shpenzimet.
Ata kaluan 9 muaj në burg për akuzat e “sigurimit të informacioneve sekrete të karakterit ushtarak apo të çdo karakteri tjetër për t’i dhënë një fuqie të huaj, e cila cenon pavarësinë e vendit”. Tashmë atyre u ndalohet të largohen nga Shqipëria derisa të ngrihet një aktakuzë ose të rrëzohen të gjitha akuzat. Çështja pritet të “mbyllet” në gushtin e vitit 2024, afati i fundit për të ngritur aktakuzë ndaj tyre.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Djali dhe vajza, që shpëtuan këlyshët
Në listë, të parët, janë djali dhe vajza, të cilët shpëtuan 6 këlyshë, që ishin hedhur në një pusetë. Djali gjeti një palë shkallë dhe i nxorru këlyshët e vegjël, ndërsa vajza u kujdes personalisht që ata të adoptoheshin dhe sot gëzojnë shëndet të mirë.
I riu që pastron rrugët
I dyti në listë është i riu nga Tirana, i cili nuk ka këmbët, por me zemrën e madh edhe shpirtin fisnik pastron rrugët e qytetit, që shpeshherë harrohen nga përgjegjësit. Videoja e tij, ku ai pastronte rrugën mori shumë komente pozitive.
Klasa e XII në Elbasan
Të tretët janë shokët e klasës së maturantit me aftësi të kufizuara, nga Elbasani. Ata e bënë maturantin të përjetonte emocione të veçanta, duke mos u ndjerë ndryshe nga të tjerët. Kërcimi i tyre në grup është një nga më të komentuarit, me qytetarë që kërkonin, që kjo klasë e maturantëve të futej në garën për heroin e muajit.
I riu shkodran
I katërti është i riu shkodran, që edhe pse i pastrehë dhe në kushte të vështira ekonomike, ushqen qentë e rrugës. Ai përpiqet gjithë ditën që të sigurojë bukën e gojës së tij, por kjo nuk e ka ndaluar që të mendojë edhe për kafshën besnike.
Emigranti shqiptar
I pesti është emigranti shqiptar, i cili erdhi nga Italia dhe pa që në varrezat e fshatit të tij, askush nuk kishte ndërhyrë për t’i pastruar. Kështu që ai mori mjetet e punës vetë dhe bëri atë që pushteti vendor nuk e ka bërë.
I riu që shpëtoi turistët
I gjashti është shqiptari, i cili shpëtoi turistët në Kanionin e Osumit në Skrapar. Ky lajm na u bë me dije nga vetë turistët. Qytetari nga ajo zonë nxorri nga kanioni turistët që kishin ngecur në ujërat e lumit dhe po u rrezikohej jeta.
Studenti i mjekësisë
I shtati është studenti i mjekësisë, i cili nuk iu tremb aspak përballjes me dy ministret dhe rektorin e Universitetit. Ai ia përplasi në sy faktin që Universiteti i kësaj periudhe nuk i përket kësaj gjenerate, por gjeneratës tjetër. Ky student mori shumë duartrokitje, jo vetëm në sallë, por nga të gjithë që e dëgjuan në rrjetet sociale.
Nazlie Selimaj
E teta është infermierja shqiptare në Zvicër që shpëtoi nga mbytja një 4-vjeçar. Nazlie Selimaj, teksa ishte në pishinë ndërhyri në kohë për të shpëtuar jetën e një fëmije afgan.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Polici hajdut
I pari në listë, është polici nga Shkodra, i cili u kap nga kamerat e një lavazhi duke vjedhur lekë në një makinë private. Në fillim efektivi i policisë e mohoi se i kishte vjedhur, por kamera e nxorri zbuluar. Tashmë ai është i pezulluar nga Policia e Shtetit.
Aleko Myrtollari
I dyti është Aleko Myrtollari, burri nga Korça, i cili masakroi me thikë bashkëshorten e tij, në sy të fëmijëve të mitur. Bashkëshortja e Myrtollarit, Marjola ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Eldjo Beko
I treti është Eldjo Beko, djali i biznesmenit, i cili mashtroi shoqen e tij, duke i marre më shumë se dhjetë mijë euro, me premtimin se do i shiste një makinë të mirë. Beko vetëm e mashtroi dhe e reja e denoncoi rastin në JOQ.
Anglezët hajdutë
Rasti i katërt bën fjalë për çiftin anglez, të cilët vodhën shishen e alkoolit në një barr në Dhërmi. Ky veprim ka marrë shumë komente negative. Vjedhja është kapur nga kamerat e sigurisë.
Nëna që vë në rrezik djalin
E pesta është nëna, që nuk kujdeset aspak për djalin e saj. Përkundrazi ajo e filmon djalin e mitur duke drejtuar një automjet. Kjo e kënaq shumë nënën që e ka postuar edhe në rrjetet sociale, pa e marrë parasysh rrezikun.
Pronari i hotelit në Himarë
I gjashti është pronari i hotelit në Himarë, i cili terrorizoi turistet gjermane. Në gjendje të dehur, ai jo vetëm që nuk i mirëpriti turistet, por i terrorizoi ato duke i ngacmuar seksualisht. Kjo video ka marrë shumë komente negative.
Mësuesi pedofil
I shtati është mësuesi nga Kosova, i cili puthi në buzë një nxënëse të klasës së shtatë. Valentin Selmanaj, gjeti të vetme vajzën e mitur dhe përfitoi nga ajo. Ai u arrestua nga policia e Kosovës.
Faturino dhe shoferi i Green Line
Rasti i tetë ka të bëjë me faturinon dhe shoferin e Green Line të cilët dhunuan me shkelma dhe grushta babë e bir. Babë e bir i kërkuan llogari punonjësve të linjës së urbanit se përse nuk i njoftojnë për stacionet ku ndalon autobusi, pasi kishin shkuar shumë larg destinacionit, por mbetën të dhunuar rëndë. Policia u mjaftua vetëm me një procedim penal.
Safet Gjici
Kandidati i nëntë është Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit. Ai u filmua në zyrën e tij, teksa kryente seks oral, me një vajzë të quajtur Alma, e cila fill pas aktit kërkoi projektin e qenve. Gjici u vu në dispozicion që ajo ta merrte atë projekt, pasi përjetoi momente kënaqësie. Sot ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Erion Veliaj
I dhjeti është Erion Veliaj, i cili ka urdhëruar policët bashkiakë që të përzënë të varfërit që kërkojnë lëmoshë pranë xhamisë së Et’hem Beut. Veliaj nuk i do të varfërit dhe këtë e ka treguar dhe me dhunën që ushtron ndaj tregtarëve në trotuare.
Artan Tafani
I njëmbëdhjeti është Artan Tafani, i cili vodhi më shumë se 30 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor. Veprimi i tij ka marrë shumë komente negative.