Pas një muaji censurim, rikthehet JOQ Albania në Facebook!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.06.2023, 11:20

Pas gati një muaj kompania Meta ka rikthyer në statusin aktiv faqen e JOQ ALBANIA në Facebook me 2 milionë ndjekës. Si pasojë e një sulmi rilindas, të mirëorganizuar, pas zgjedhjeve, JOQ ALBANIA në Facebook, u mbyll për arsye që askush në një vijë logjike nuk mund t’i shpjegonte dot.

Rikthimi i faqes ka ardhur pas një apelimi të vazhdueshëm të bërë nga stafi i JOQ ALBANIA. Sipas njoftimit të ardhur, JOQ në Facebook, u mbyll për arsye të shkeljes së disa rregullave, por konkretisht nuk bëhej me dije se cilat ishin këto shkelje, pra pothuajse siç ka ndodhur gjithmonë në censurimin e faqes sonë.

Mbyllja e JOQ Albania në Facebook, tregoi edhe njëherë se zëri i dy milionë shqiptarëve që na ndjekin, nuk respektohet, e për më tepër tentohet që të mbyllet sa herë që prish disa interesa.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese censurimin e JOQ këtë herë, është përdorimi i organizatave të ndryshme nga pushteti, që duket sikur kanë një status të pavarur, por në fakt janë një vegël e mazhorancës.

Një nga këto është edhe organizata Faktoje e Klodiana Kapos, që herë pas here sulmon faqen, duke u hequr si partizane e të vërtetës dhe etikës në media.

Megjithatë, JOQ, nuk e ndaloi në asnjë moment punën për të përcjellë shqetësimet e shqiptarëve, pavarësisht këtij sulmi të mirëorganizuar nga aktivistë dhe patronazhistë. Stafi ynë ishte 24 orë, për të publikuar dhe zgjidhur çdo denoncim të shqiptarëve.

Lajmi i hapjes se faqes në facebook, normalisht që na gëzon, pasi është i rëndësishëm për çdo hall të qytetarëve, por në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm që do të përballemi me sulme të tjera. Prandaj gjithmonë ju sugjerojmë që mund të na ndiqni në faqen dytësore, JOQ NEWS.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit