Landfilli i Vlorës dogji 20.8 milionë euro, Dritan Leli mban zorrën e ujit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 29.06.2023, 21:05

Kryebashkiaku në ikje i socialistëve në Vlorë, Dritan Leli, është shfaqur në rolin e zjarrfikësit në flakët që përfshinë vendgrumbullimin e mbetjeve. Ish-kryebashkiaku ka treguar devotshmërinë e tij në ditët e fundit të detyrës, ndonëse gjatë mandatit të tij u dogjën 20.8 milionë euro.

Ndërtimi i Landfillit të Sherishtës, 10 km në lindje të Vlorës, iu besua të famshmit Klodian Zoto. Qeveria, ministritë e linjës dhe kryebashkiakët, dhanë lejen që i shumëkërkuari i drejtësisë për korrupsion, të merrte përsipër edhe ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Miliona euro të kaluara e të derdhura për llogari të Klodian Zotos, i cili nuk ndërtoi kurrë landfille apo inceneratore, por i paguante Ahmetaj pushimet e lluksit. Ndërkohë qytetarët e Vlorës prisnin që landfillin e ri të Sherishtës ta vinin në punë që në qershor të vitit 2021, por afati është shtyrë pasi punimet nuk po kryhen më.

Në këto kushte kur drejtësia ecën me hapin e breshkës për të dënuar të korruptuarit, na shfaqen politikanë e kryebashkiakë qesharakë që sillen si shpëtimtarë, kur i kanë vënë flakën parave të shqiptarëve dhe tani më i helojmë me tymin e blozën që del nga djegia e mbeturinave në ambjente të hapura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit