Nuk ju zë gjumi dhe veprimi i parë që ju shkon në mendje është të bëni “scroll” në “Instagram”? Kjo është gati të ndryshojë, falë përditësimit më të fundit. Meta ka njoftuar dy mjete të reja për të ndihmuar adoleshentët të organizojnë më mirë kohën e tyre në aplikacione.
Përditësimi është krijuar për t’u dhënë të rinjve kontroll mbi përvojat e tyre në internet. Me funksionin “Modaliteti i qetë”, përdoruesit e “Instagram”-it mund të zgjedhin të bëjnë një pushim, të studiojnë, të flenë ose të shkëputen nga aplikacioni. Kur dilni nga modaliteti i heshtur, aplikacioni do t’ju ofrojë një përmbledhje të asaj që keni humbur gjatë pushimit për t’ju ndihmuar të arrini hapin.
Adoleshentët do të shohin gjithashtu një njoftim nëse shpenzojnë më shumë se 20 minuta në aplikacione. Një rekomandim i ri po testohet gjithashtu për “Instagram”-in që do t’u sugjerojë adoleshentëve të çaktivizojnë aplikacionin nëse shikojnë video të shkurtra gjatë natës.