I apasionuar pas motorave, ky është 35-vjeçari që u aksidentua për vdekje në Sarandë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.06.2023, 18:18

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik mesditën e sotme në Sarandë.

Shtetasi Marsel Kasi ka qenë duke lëvizur me motomjetin e tij kur për motive ende të paqarta ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një mjet tip “Ford”.

Si pasojë, ka humbur jetën 35-vjeçari Kasi me origjinë nga Gjirokastra, ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Ford” është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Marsel Kasi ishte i apasionuar pas motorave dhe hiking. Ai shpeshherë eksploronte zonat malore të jugut të vendit dhe jo vetëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit