Më shumë njerëz janë duke injektuar droga në çdo vit, kanë thënë OKB në një raport për përdorimin e drogës në nivel global. Sipas kësaj agjencie, në botë, numri i përdoruesve të drogës është rritur për 23 për qind, dhe çrregullimet e lidhura pas përdorimit të saj janë rritur për 45 për qind brenda një dekade, duke prekur shifrën 40 milionë.
“Në total, 13.2 milionë njerëz kanë injektuar droga më 2021, 18 për qind më shumë sesa është vlerësuar paraprakisht”, thuhet në raport.
Sipas raportit, njerëzit me çrregullime të shëndetit mendor, ata me kushte jo të mira socio-ekonomike dhe të rinjtë, janë më të cenueshmit. Sipas gjetjeve të raportit, burrat kanë pesë herë më shumë mundësi që të injektojnë droga dhe t’i nxisin partneret e tyre që përdorin drogën.