Përmbytjet masive në Pejë të Kosovës, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, lanë pas dy viktima. Nënë e bir, Mirsada dhe Dioni, përkatësisht 26 dhe 5 vjeç, po qëndronin në shtëpi, në momentin kur shtëpia e tyre u shkatërrua dhe ata të dy mbetën viktimë. Ndërkohë një familjar i të ndjerëve, rrëfeu momentin tragjik. Konkretisht gjyshi i vogëlushit Dion, Milaim Ademaj, u shpreh për mediat se shtëpia e tyre dje u mbush plot ujë, dhe nipi me nusen nuk arritën të shpëtojnë.
“Shi ka rënë, ka rrëshqitur një pjesë e kodrës, e ka nxënë shtëpinë, u mbush oborri plot ujë. Deri kur ka pas mundësi e ka mbajt muri, por më pas uji ka depërtuar brenda. Mezi i kemi shpëtuar dy fëmijët e tjerë, jemi munduar ta shpëtojmë nusen, sepse atë të voglin nuk e kemi pa askund, pastaj e kemi gjet në shtëpi të komshinjve, e nusen e kemi gjet në tretën shtëpi në bodrum”, tha gjyshi i 5 vjeçarit, njëkohësisht vjehrri i Mirsadës.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Djali dhe vajza, që shpëtuan këlyshët
Në listë, të parët, janë djali dhe vajza, të cilët shpëtuan 6 këlyshë, që ishin hedhur në një pusetë. Djali gjeti një palë shkallë dhe i nxorru këlyshët e vegjël, ndërsa vajza u kujdes personalisht që ata të adoptoheshin dhe sot gëzojnë shëndet të mirë.
I riu që pastron rrugët
I dyti në listë është i riu nga Tirana, i cili nuk ka këmbët, por me zemrën e madh edhe shpirtin fisnik pastron rrugët e qytetit, që shpeshherë harrohen nga përgjegjësit. Videoja e tij, ku ai pastronte rrugën mori shumë komente pozitive.
Klasa e XII në Elbasan
Të tretët janë shokët e klasës së maturantit me aftësi të kufizuara, nga Elbasani. Ata e bënë maturantin të përjetonte emocione të veçanta, duke mos u ndjerë ndryshe nga të tjerët. Kërcimi i tyre në grup është një nga më të komentuarit, me qytetarë që kërkonin, që kjo klasë e maturantëve të futej në garën për heroin e muajit.
I riu shkodran
I katërti është i riu shkodran, që edhe pse i pastrehë dhe në kushte të vështira ekonomike, ushqen qentë e rrugës. Ai përpiqet gjithë ditën që të sigurojë bukën e gojës së tij, por kjo nuk e ka ndaluar që të mendojë edhe për kafshën besnike.
Emigranti shqiptar
I pesti është emigranti shqiptar, i cili erdhi nga Italia dhe pa që në varrezat e fshatit të tij, askush nuk kishte ndërhyrë për t’i pastruar. Kështu që ai mori mjetet e punës vetë dhe bëri atë që pushteti vendor nuk e ka bërë.
I riu që shpëtoi turistët
I gjashti është shqiptari, i cili shpëtoi turistët në Kanionin e Osumit në Skrapar. Ky lajm na u bë me dije nga vetë turistët. Qytetari nga ajo zonë nxorri nga kanioni turistët që kishin ngecur në ujërat e lumit dhe po u rrezikohej jeta.
Studenti i mjekësisë
I shtati është studenti i mjekësisë, i cili nuk iu tremb aspak përballjes me dy ministret dhe rektorin e Universitetit. Ai ia përplasi në sy faktin që Universiteti i kësaj periudhe nuk i përket kësaj gjenerate, por gjeneratës tjetër. Ky student mori shumë duartrokitje, jo vetëm në sallë, por nga të gjithë që e dëgjuan në rrjetet sociale.
Nazlie Selimaj
E teta është infermierja shqiptare në Zvicër që shpëtoi nga mbytja një 4-vjeçar. Nazlie Selimaj, teksa ishte në pishinë ndërhyri në kohë për të shpëtuar jetën e një fëmije afgan.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Polici hajdut
I pari në listë, është polici nga Shkodra, i cili u kap nga kamerat e një lavazhi duke vjedhur lekë në një makinë private. Në fillim efektivi i policisë e mohoi se i kishte vjedhur, por kamera e nxorri zbuluar. Tashmë ai është i pezulluar nga Policia e Shtetit.
Aleko Myrtollari
I dyti është Aleko Myrtollari, burri nga Korça, i cili masakroi me thikë bashkëshorten e tij, në sy të fëmijëve të mitur. Bashkëshortja e Myrtollarit, Marjola ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Eldjo Beko
I treti është Eldjo Beko, djali i biznesmenit, i cili mashtroi shoqen e tij, duke i marre më shumë se dhjetë mijë euro, me premtimin se do i shiste një makinë të mirë. Beko vetëm e mashtroi dhe e reja e denoncoi rastin në JOQ.
Anglezët hajdutë
Rasti i katërt bën fjalë për çiftin anglez, të cilët vodhën shishen e alkoolit në një barr në Dhërmi. Ky veprim ka marrë shumë komente negative. Vjedhja është kapur nga kamerat e sigurisë.
Nëna që vë në rrezik djalin
E pesta është nëna, që nuk kujdeset aspak për djalin e saj. Përkundrazi ajo e filmon djalin e mitur duke drejtuar një automjet. Kjo e kënaq shumë nënën që e ka postuar edhe në rrjetet sociale, pa e marrë parasysh rrezikun.
Pronari i hotelit në Himarë
I gjashti është pronari i hotelit në Himarë, i cili terrorizoi turistet gjermane. Në gjendje të dehur, ai jo vetëm që nuk i mirëpriti turistet, por i terrorizoi ato duke i ngacmuar seksualisht. Kjo video ka marrë shumë komente negative.
Mësuesi pedofil
I shtati është mësuesi nga Kosova, i cili puthi në buzë një nxënëse të klasës së shtatë. Valentin Selmanaj, gjeti të vetme vajzën e mitur dhe përfitoi nga ajo. Ai u arrestua nga policia e Kosovës.
Faturino dhe shoferi i Green Line
Rasti i tetë ka të bëjë me faturinon dhe shoferin e Green Line të cilët dhunuan me shkelma dhe grushta babë e bir. Babë e bir i kërkuan llogari punonjësve të linjës së urbanit se përse nuk i njoftojnë për stacionet ku ndalon autobusi, pasi kishin shkuar shumë larg destinacionit, por mbetën të dhunuar rëndë. Policia u mjaftua vetëm me një procedim penal.
Safet Gjici
Kandidati i nëntë është Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit. Ai u filmua në zyrën e tij, teksa kryente seks oral, me një vajzë të quajtur Alma, e cila fill pas aktit kërkoi projektin e qenve. Gjici u vu në dispozicion që ajo ta merrte atë projekt, pasi përjetoi momente kënaqësie. Sot ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Erion Veliaj
I dhjei është Erion Veliaj, i cili ka urdhëruar policët bashkiakë që të përzënë të varfërit që kërkojnë lëmoshë pranë xhamisë së Et’hem Beut. Veliaj nuk i do të varfërit dhe këtë e ka treguar dhe me dhunën që ushtron ndaj tregtarëve në trotuare.
Artan Tafani
I njëmbëdhjeti është Artan Tafani, i cili vodhi më shumë se 30 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor. Veprimi i tij ka marrë shumë komente negative.