Vajza është Flavia Qelia dhe ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve. Të afërmit e vogëlushes bëjnë thirrje për sensibilizim dhe apel për ndihmë për shërimin e 8-vjeçare. E vogla është diagnostikuar me leucemi akute dhe i duhet urgjentisht ndihmë për t'u shëruar.
Flavia ndodhet te QSUT Nënë Tereza dhe mjekët atje thonë që vajza duhet të niset për mjekim më të specializuar në spitalet jashtë vendit, Francë ose Italia. Familja e vogëlushes nuk i ka mundësitë financiare për përballimin e shpenzimeve të mjekimit të Flavias, ndaj apelojnë që shqiptarët të vënë dorën në zemër që të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi që e bija e tyre të ngrihet dhe njëherë n këmbë dhe të nisë jetën ashtu si bashkëmoshatarët e saj.
Kushdo që mundet, të ndihmojmë sado pak Flavian:
IBAN: AL55202570080000000001466861
Kontakt: +355 68 573 9253