Pas Safet Gjicit, arrestohet edhe gruaja në video-skandalin e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2023, 19:24

Pas arrestimit të ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici, është arrestuar edhe Alma.K.

Kjo e fundit është gruaja me të cilën Gjici u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë.

Për shtetasen Alma.K. është dhënë masa sigurisë “arrest shtëpiak”, ndërsa Gjici është arrestuar pranë një lokali te shtëpia e tij në Tiranë.

Ndaj Gjicit rëndon akuza e “Korrupsionit pasiv”, pasi në videon të publikuar pak ditë më parë doli në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit