Italia quan të paligjshme certifikatat e fëmijëve me dy nëna

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.06.2023, 22:18

Prokuroria e Padovës, Itali ka kundërshtuar 33 certifikata lindjeje të fëmijëve me dy nëna.

Këto certifikata që datojnë nga viti 2017 e deri më sot janë nënshkruar nga kryebashkiaku Sergio Giordani.

Sipas prokurorisë së Padovës është e paligjshme regjistrimi i një fëmije të lindur nga dy gra kur vetëm njëra prej tyre është biologjike. Për këtë arsye, kërkesa për gjyqtarët është që certifikata e lindjes të jetë e saktë dhe emri i nënës jo biologjike të fshihet.

Valeria Sanzari, prokurorja në detyrë e Padovës tha:

Më kërkohet të zbatoj ligjin dhe me legjislacionin aktual nuk mund të bëj asgjë tjetër. Prokuroria e Padovës mbështetet në faktin se në ligjin italian nuk ekziston “nëna e dytë” apo edhe mundësia që një grua t’i vendosë mbiemrin e partneres fëmijës së saj biologjik.

Rasti më i vjetër në këtë çështje daton në 30 gusht 2017 dhe bëhet fjalë për një vajzë që së shpejti do të mbushë gjashtë vjet. Hetuesit kërkojnë që asaj të hiqet mbiemri i 'nënës së dytë' dhe i vetmi prind i njohur të mbetet gruaja që e ka sjellë në jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit