Ka thyer heshtjen dhe ka reaguar sot gruaja që ishte pjesë e videos erotike të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Në një intervistë televizive ajo ka teguar se ka patur një marrëdhënie të fshehtë prej kohësh me Gjicin, por mohon që ta ketë bërë videon për shantazh ndaj tij.
Personi në fjalë e identifikuar si Alma.K., është shprehur se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë. Ndërsa ka lënë të nënkuptohet se video është publikuar nga një person i tretë.
Më tutje ajo është shprehur se për këtë çështje ka kontaktuar me një jurist që po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.
Prokuroria e Posaçme po heton për akuzën e "shpërdorimit të detyrës" ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili u shkarkua nga detyra, pasi u përfshi në një skandal seksual në zyrën e tij brenda institucionit.