Një 11-vjeçare që u përdhunua dy herë nga 5 persona në Prishtinë, dyshohet se është përdhunuar për herë të tretë.
Autoritetet në Kosovë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes që dyshohet se ka ndodhur në strehimoren e viktimave të trafikimit, e njohur ndryshe si strehimorja e sigurisë së lartë.
Vajza 11-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një viktimë tjetër e mitur, e strehuar gjithashtu në të njëjtin vend.
Ato të dyja ishin strehuar me qëllimin e mbrojtjes dhe të rehabilitimit.
Njoftimi nga autoritetet në Kosovë:
Prokurori për të mitur pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë me datën 16 maj 2023, ka nxjerrë aktvendimin për inicimin e procedurës përgatitore ndaj të miturës, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kishte për të kryer veprën penale Dhunimi nga neni 227 pargrafi 7, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila vepër është kryer ndaj një të miture tjetër që ka qenë e strehuar në strehimore”. Bazuar në të gjeturat dhe moshën e viktimës, është iniciuar rasti ‘përdhunim’ dhe në prokurori është dërguar kallëzim penal.
Rikujtojmë se vajza 11-vjeçare është përdhunuar vitin e kaluae nga disa persona për orë të tëra në Prishtinë. Kjo ngjarje nisi në një park të qytetit, ku tre persona fillimisht e ngacmuan me fjalë 11 vjeçaren, e më pas edhe nisën përdhunimin ndaj saj.
Pasi ishte përdhunuar nga të dyshuarit e parë, vajza në afërsi të shtëpisë së saj është ndalur edhe nga një person tjetër. Ai e ka futur 11-vjeçaren në makine dhe së bashku me disa persona të tjerë e kanë përdhunuar sërish.