Çantat e shkollës po bëjnë fëmijët me skoliozë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 16.06.2023, 22:00

Fëmijët e klasave fillore po shfaqin gjithmonë e më shumë probleme me shtyllën kurrizore dhe skeletin trupor. Çantat e shkollave janë shumë të rënda, pasi ata detyrohen të marrin disa libra e fletore, mjete të ndryshme mësimore dhe në disa raste ushqimin e përditshëm.

Shqetësuese paraqitet situata te grupmoshat 10-12 vjeç, të cilat kanë një nivel të theksuar të deformimit të kurrizit. Sipas një studimi të kryer në 19 shkolla të Durrësit, 55% e fëmijëve të ekzaminuar rezultojnë të prekur nga skolioza, ndërsa 90% shfaqin probleme me qendrimin drejt të trupit.

“Vizituam 1471 fëmijë të moshës 12-14 vjeç dhe nga ky numër me skoliozë kanë rezultuar 815 fëmijë, diku tek 55%, që është një shifër shumë e madhe, ndërsa me probleme posturale janë mbi 90% e fëmijëve. Sa më afër qendrës, vendeve të banuara, ku nuk ka vend për të lozur fëmijët, problemet janë shumë më të mëdhaja, problemet posturale dhe obeziteti. Tek fëmijët që ishin në shkollat afër bregdetit, ose në pjesët rurale, fëmijët ishin shumë më të drejtë, shumë më pak obezë, shumë aktivë”,- tha fizioterapisti Fation Daci

Për të mos pasur në të ardhmen adoleshentë dhe të rinjë të deformuar fizikisht, nevojitet vëmendja e institucioneve arsimore për të lehtësuar peshën e librave, futjen e terapisë në shkolla për ushtrimet fizike, si dhe krijimi i sa më tepër ambjenteve ku fëmijët të luajnë. Mirëpo hapësirat publike në qendrat e banuara janë kthyer në gropa për të ndërtuar pallate, dhe fëmijët nuk kanë se ku të zhvillohen fizikisht duke luajtur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit