Whatsapp tashmë vjen me një përditësim të ri, ku, përveç mesazheve zanore dhe teksteve, mund të dërgojmë mesazhe me anë të videos.
Mesazhet me video do të zgjasin maksimumi 60 sekonda, dhe procedura është mjaft e lehtë.
Në bisedë, klikoni mbi butonin e mikrofonit. Nëse ikona e mikrofonit kthehet në një buton videokamere, atëherë mund të regjistroni mesazhe video.
Dhe nëse doni të dërgoni mesazhe me video, duhet t’u kërkoni kontakteve tuaja të përditësojnë WhatsApp-in e tyre në versionin më të fundit në mënyrë që ata të mund të marrin mesazhet tuaja me video.
Sigurisht që ti mund ta kesh praktikuar deri tani, të regjistrosh veten me video dhe ta dërgosh. Por ky opsion është më praktik.