Vrasja që tronditi Prishtinën: Policia zbardh detaje për ngjarjen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.06.2023, 12:30

Policia ende nuk e ka identifikuar të dyshuarin për vrasjen e Blerim Dacit.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut u ekzekutua të mërkurën në mbrëmje në ‘Rrugën C’ në Prishtinë.

Policia ka thënë sot se një kilometër larg vendit të krimit, ka gjetur një veturë të djegur.

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave më armë zjarri mbrëmë në “Rrugën C” në Prishtinë.

Të mërkurën në mbrëmje se viktima është Blerim Daci nga Republika e Maqedonisë Veriore.

Sipas Policisë, i dyshuari për këtë vepër, deri më tani është i panjohur.

Policia ka njoftuar se viktima, shtetas i Maqedonisë së Veriut, është gjetur pa shenja jetë brenda një veture me targa të këtij shteti.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete”- thuhet në njoftim.

Ndërsa, Policia ka thënë se rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit