Fatkeqësitë natyrore dhe ngjarjet ekstreme të motit shpesh herë kanë shkaktuar viktima në Europë. Agjencia Evropiane e Mjedisit ka raportuar se në katër dekadat e fundit se valët e të nxehtit dhe përmbytjet kanë vrarë rreth 195,000 njerëz dhe kanë shkaktuar pothuajse 560 miliardë euro dëme që nga viti 1980.
“Ngjarjet ekstreme të motit dhe klimës shkaktuan humbje ekonomike që vlerësohen të arrijnë në 560 miliardë euro mes viteve 1980 dhe 2021, nga të cilat vetëm 170 miliardë euro (30%) ishin të siguruar”, duke lënë pas pothuajse 195,000 të vdekur”, thekson institucioni i Bashkimit Evropian.
Sipas këtij raporti edhe dëmet ekonomike janë të mëdha. Në shkurt 2022, EEA fliste për humbje prej 510 miliardë eurosh gjatë periudhës 1980-2020.