Turistët në Sarandë dalin nudo/ “Jemi me fëmijë, bëjnë dhe pisllëqe”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.06.2023, 16:59

Në bregdetet shqiptare na ndodh shpesh të shohim turistë e njerëz që pa kurrfarë kompleksi dalin nudo në plazh. Së fundmi një qytetar ka nisur në redaksinë e JOQ ALBANIA disa foto të disa pushuesve në zonën e Sarandës, të cilët ishin nudo në det edhe pse qytetari thotë se pranë tyre kishte fëmijë.

Denoncuesi shkruan se ngjarja ka ndodhur te "Secret Beach Saranda", aty ku janë parë dy turistë të cilët sipas qytetarit po bënin edhe gjeste të turpshme.

Vlen të theksohet se ankesat për këtë fenomen ku turistët dalin nudo dhe bëjnë veprime të pahijshme në plazhe publike janë të shumta e të vazhdueshme, por pavarësisht këtyre, nuk ka pasur një reagim apo masë ndaj pushuesve të cilët bëjnë plazh nudo në vende publike, ku prania e fëmijëve dhe familjarëve është kudo.

Qytetari:

Prsh JOQ. Ne Sarandë turistet dalin nudo. Ne jemi me fëmije, po ngelin me trauma. Bëjnë dhe pisllëqe ne breg te detit. Te secret beach sarande.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit