Skandal në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, mësuesi puth nxënësen 12-vjeçare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.06.2023, 23:55

Një skandal ka ndodhur javën e kaluar në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, Deçan, Kosovë.

Mësohet se një mësues i edukimit fizik ka puthur një nxënëse në klasën e shtatë.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se mësuesi quhet Valentin Selmanaj dhe është i madh në moshë, ndërsa nxënësja e tij me iniciale E.M është vetëm 12-vjeçe.

Pamjet janë regjistruar nga një nxënës i shkollës i cili ka denoncuar edhe rastin në polici.

Gjatë fundjavës, mësuesi së bashku me kolegët e shkollës dhe nxënësit kanë qenë në ekskursion në Shqipëri. Ai thuhet se është arrestuar pasi është kthyer në Kosovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit