Një grua 72-vjeçare ka zbuluar se merr kërkesa të shumta nga meshkujt e rinj pasi iu bashkua një aplikacioni për takime sentimentale. Kur Kelly Howard u zhvendos nga Kalifornia në New Jersey, ajo donte të shtonte emocionet në jetën e saj, kështu që filloi të kërkonte partner në një aplikacion për takime dashurie, e njohur si Cougar Life, i cili ndihmon të rinjtë të takojnë gra më të vjetra.
Pas 5 vitesh, Kelly thotë se tashmë çdo ditë merr mesazhe nga 10 deri në 20 burra, me të cilët bën takime të shkëlqyera. Ajo shprehet se takimi i parë zakonisht përfshin dy pije, megjithatë, ajo shton se ndodh që të shkojë edhe në hotel me djemtë e rinj.
"Ne e kaluam natën së bashku dhe kjo ishte njësoj si "Oh zot", tha ajo për një burrë i cili kishte udhëtuar 1 orë për të takuar 72-vjeçaren.
Kelly zbuloi se madje kishte krijuar disa lidhje të bukura me disa djemtë që ka njohur në aplikacionin e takimeve. Ajo dhe një djalë nga Vankuver i cili është në të 20-at kanë shkëmbyer për pesë vjet mesazhe dashurie. Kelly tha se preferon të takohet me meshkuj të rinj sesa me burra të moshës së saj, sepse sipas saj të rinjtë janë më të hapur eksperiencave.
Gjyshja 72-vjeçare tha se kur ka qenë fëmijë i mësohej gjithmonë se gratë duhej të kënaqnin djalin, kështu që ajo ndjeu se tashmë mund të kënaqej ajo nga një mashkull i ri. Cougar Life citon një anketë të Shoqatës Amerikane të Pensionistëve (AARP) të bërë në vitin 2003 që zbuloi se 34 për qind e grave dëshironin të dilnin me burra më të rinj.