Pronari i një lokali në Qerret thuhet se ka dhunuar, keqtrajtuar dhe ofenduar klientët e tij mbrëmjen e sotme.
Një vajzë ka denoncuar në redaksinë tonë sjelljen e pahijshme të pronarit me emrin Demi. Ajo thotë ky pronar ka dy vite që keqtrajton fëmijët para syve të prindërve të tyre.
Mbrëmjen e sotme, ajo thotë se klientët janë ankuar për vonesën e ushqimit. Kaq ka mjaftuar që pronari të mos përmbahet dhe të godasë me shpullë klientin.
Por jo vetëm kaq pasi vajza thotë se pronari ia ka hedhur në fytyrë të gjitha gjërat që klienti kishte mbi tavolinë si dhe i ka thyer një gotë në trup.
Vajza ndërkohë shton se vjet është përballur edhe vetë me një situatë të tillë dhe pronari e ka pështyrë në kokë.
Denoncimi i qytetares:
pershendetje joq ne qerret te laguna blue pronari i lokalit ka qe dy vite qe ushtron dhune ose na keqtrajton neve femijeve ne sy te prinderv, sot ishte kulmi ku pronari ushtroi dhune dhe quajti me shpulle femijet si dhe ashtu mori gjerat mbi tavoline ja hodhi fytyres dhe i theu goten ne trup duke perdor fjale banale dhe duke shajtur cunat.Do ishim shume mirenjohes ne qofte se e merrni per baze dhe e nxirrni. Faleminderit! (mos e mbuloni ftyren)
Debatuan se i vonuan ushqimin me shume se nje ore. Pronari e ka emrin Demi, por mbiemrin nuk ia dime. Ai u zu me klientet qe po kerkonin ushqimin. Nuk eshte hera r pare se mua vjet me ka peshtyre ne koke se i kisha zene vendin e karrigeve per njerezit e tjere, ju lutem nxirreni