Jorida denoncon kompaninë e Xheni Gjikurisë: “Coast to Coast” punon me dy bilance, s’më kanë dhënë 2 muaj rrogë!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.06.2023, 21:35

Firma “Gjikuria” e Florenc dhe Milo Gjikurisë, njihet për bëmat e saj në Jug të vendit, kryesisht në Dhërmi. Lenc Gjikuria zotëron edhe 8 kompani e biznese të tjera. Dhe pikërisht, një nga 8 këto të fundit, konkretisht "Coast to Coast" është firma e cila është denoncuar së fundmi për mikrofonin e JOQ Albania.

Në pronësi të shtetases Xheni Gjikuria, gruaja e Florenc Gjikurisë, "Coast to Coast" nuk i ka dhënë prej dy muajsh rrogën, denoncueses Jorida. Kjo e fundit në një intervistë për JOQ, shprehet se kompania në fjalë punon me dy bilance dhe me punonjësit përdor një taktikë të poshtër, sa i përket pagesës.

Jorida na vë në dispozicion prova me audio dhe figurë, ku menaxherja e "Coast to Coast" e pranon që paguan punonjësit edhe me cash në dorë, pra jashtë ligjit, pa u deklaruar në bankë. Jorida shprehet se firma nuk i ka paguar rreth 3 milionë lekë të vjetra, duke përfshirë këtu pagën e muajit prill, maj dhe pagën cash të muajit mars.

Për të mësuar më shumë rreth denoncimit të Joridës, ndaj firmës "Coast to Coast" të Xheni Gjikuria, më poshtë është pjesa e parë e intervistës për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit