Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e Sibora Ganit. "Ilcaffe.tv" thekson se rezultati i testit të ADN nuk ka dalë ende, por të gjitha elementet që janë zbardhur në identitetin e trupit të gjetur në fshehur në murin e shtëpisë në Torremolinos të Spanjës, fatkeqësisht të çojnë tek Sibora Gagani, e zhdukur prej 9 vitesh.
Sakaq, theksohet se elementët që i çojnë hetuesit të besojnë se bëhet fjalë pikërisht për të janë struktura trupore, tatuazhi, veshja që mbante në momentin e zhdukjes dhe një çantë që i përkiste Siborës.
Ndërkaq, mësohet se ajo është goditur 4 herë në kurriz, me thikën që u gjet në të njëjtin vend ku ishte murosur e ku ka ende shenja gjaku. Ekzaminimi i veshjes dhe ekspertiza mjeko-ligjore e kufomës zbuluan shenjat e të paktën 4 goditjeve me thikë në pjesën e pasme të bustit, që tregojnë jo vetëm për shkakun e vdekjes. Ishte pikërisht arrestimi për këtë vrasje që çoi në zbulimin e fundit të tmerrshëm të Siborës.
Marco e kishte futur trupin në një kuti prej druri, e kishte mbështjellë me plastikë dhe e kishte mbuluar me rërë dhe gëlqere.