Së fundmi në Shqipëri po aplikohet metoda e targave të personalizuara. Shoferët e makinave kanë mundësi të personalizojnë targën me 7 karaktere (numra ose gërma) e cila do të jetë edhe e transferueshme nga mjeti në mjet. Blendi Gonxhe, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar ankandin e parë të targave të personalizuara.
Mësohet se targa më e paguar në ankand ishte Targa “ZZ77ZZ” e cila u shit për 4,3 MLN lekë. Personalizimi i targave do të jetë një tjetër mënyrë që Blendi Gonxhe i DPSHTRR të bëjë lekun letër. Kujtojmë se paratë e institucionit në fjalë janë thithur shumë herë nëpërmjet tenderave publikë si një palcë brenda kockës nën drejtimin e drejtorit Gonxhe. JOQ shpesh ka denoncuar rastet abuzive me tenderat që ka bërë DPSHTRR në drejtimin e Gonxhes