Iute Credit është një institucion financiar për dhënien e kredive që shumë herë është denoncuar nga qytetarët për mënyrat se si abuzon me ta, por jo vetëm.
Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë problemin që ky institucion e ka përballur dhe stresin që i ka shkaktuar asaj dhe familjes.
Vajza thotë se i është drejtuar IuteCredit për të marrë një kredi për të fejuarin e saj, por pa dijeninë e familjes. Por ky i fundit prej 3 muajsh është në gjendje kome pasi ka pësuar një aksident në punë. Në këto rrethana vajza nuk ka mundur ta paguajë kredinë e këtyre muajve.
Pas kësaj, vajza thotë se përmbarimi e ka njoftuar për kalimin e çështjes në gjyq, por ajo ka sugjeruar pagesën e kredisë brenda dy muajve.
Një sugjerim i tillë duket se nuk është pranuar nga përmbarimi dhe zyra e punës që kanë njoftuar nënën e vajzës. Ajo thotë se telefonata me nënën e saj është bërë pa autorizimin e saj dhe tani ka frikë se nëna e sëmurë mund të marrë vesh kredinë që ajo ka marrë pa dijeninë e familjarëve.
Vajza thekson se kur ka marrë kredinë ka lënë vetëm emrin dhe kontaktet e saj, jo të familjarëve, pasi nëse kredia merret vesh ajo mund të ketë probleme.
Denoncimi i vajzës:
Pershendetje doja te beja nje denoncim. Kam nje kredi te iute credit qe e kam marre per te fejuarin tim per fat te keq nuk e kam paguar qe 3 muaj sepse i fejuari im eshte ne koma. IUTE ka telefonuar nenen time per ta shqetësuar me teper. Me cte drejte marrin familjaret nderkohe qe un kam lene vetem emrin tim dhe kam firmosur? Se jam panikosur kaq shume se mund te me krijojnë dhe prb me familjen. Kam vetem numrin qe me ka marre se per fat te keq telefonaten nuk e kam regjistruar. Ky eshte nr qe kontaktojnë +355676054449. Arlisa islamukaj eshte punojsja dhe emri i kompanise D&A Fin Partner