Një denoncim ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë në lidhje me Postën Shqiptare.
Një qytetar thotë se për të dërguar një dokument në Tiranë, Posta i ka kërkuar 870 lekë. Por kur ai e ka kundërshtuar një çmim të tillë dhe ka kërkuar faturën, punonjësit nuk ia kanë dhënë direkt faturën. Ai thotë se punonjësit e bënë këtë që ai të lodhej duke pritur dhe të largohej.
Por qytetari nuk është dorëzuar dhe ka pritur deri sa ka marrë faturën e cila kishte çmim tjetër, vetëm 415 lekë.
Më tej ai shton se kur kërkoi llogari për faturën, punonjësit i thanë të largohej me pretekstin se po zinte radhën për qytetarët e tjerë.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ desha te ndaj me ju nje shqetesim per posten shqiptare.Dergova nje dokument per ne tiran dhe me than totalin prej 870 lek dhe ju kerkova fatur pasi nuk ma dhan direkt dhe me lan te prisja per nje fatur me qellim qe te largohesha dhe prita dhe kur me dorzuan faturen fatura ishte sa gjysma e cmimit qe pagova ishte 415 lek. Dhe kur kerkova sqarim per faturen nuk me lejonte askush dhe me kerkonin te liroja radhen edhe pse nuk kishte asnje person tjeter !!!