Vangjush Dako shok qelie me socialistin Alqi Bllako

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.06.2023, 10:59

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u la dje në burg nga Gjykata e Posaçme.

Dako që akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh është dërguar në paraburgimin e Durrësit, aty ku ndodhet edhe ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako, të cilët akuzohen për aferën e Inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit mësohet se është në të njëjtën qeli me ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.

Gjatë seancës së djeshme, Dako kërkoi masë më të butë sigurie, për të dalë nga qelia, por kjo nuk u miratua nga togat e zeza.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit