Deklaratë nga Serbia: Baton Haxhiu është lajmëtar i besuar i Beogradit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 08.06.2023, 21:13

Në mesin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë për qeverisjen e Mitrovicës së Veriut, një deklaratë e fortë vjen nga mediat serbe. Duke komentuar zhvillimet politike, analisti Dushan Janiç ka thënë me siguri të plotë se informacionet për Kosovën, Beogradi zyrtar i ka marr nga Baton Haxhiu.

Madje ata citojnë edhe portalin që Baton Haxhiu ka në pronësi në Shqipëri, "Albania Post", si një portal informimi për serbët se çfarë ndodh me ndikimin e tyre në Kosovë dhe Shqipëri. Analisti flet me siguri dhe më fjalë miqësore duke pranuar se Baton Haxhiu është me një fjalë spiuni i tyre për shqiptarët.

Baton Haxhiu njihet si një nga njerëzit e afrët të Edi Ramës dhe përkrahës i politikave të tij. Madje ka dyshime të arsyeshme se Besa Shahinin dhe Gent Cakajn u bën ministra në qeverinë e Ramës nga ndikimi i Baton Haxhiut. Në një vizitë zyrtare që Rama pati në Ukrainë, Haxhiu ishte pjesë e delegacionit, pa treguar pozicionin e tij në udhëtim.

“Kurrë nuk e kam parë. Tani po dëgjoj që paska tetë pikë. Aq sa di unë Albanian Post…ai Haxhiu…e ka publikuar Albanian Post, ai Haxhiu. Haxhiu ka qenë gjithmonë lajmëtari zyrtar i besuar i Beogradit. U kërkoj falje, e dua Haxhiun. Ndonjëherë jap deklarata që më shohin këta nga Beogradi nëpërmjet Albanian Post. Prandaj ai (Haxhiu) nga Kurti ka ikur tek Rama?. Ai plan me gjasë…unë do ta quaja kështu…aty përmendet Dushan edhe datat për zgjedhje. Mirë, mirë Batoni e di." – shprehet Dushan Janiç.

Dëshmi të cilat ngrenë dyshime se një grup gazetarësh, analistësh apo njerëz të lidhur me politikën po shërbejnë që Kosova të ketë destabilitet dhe shtetforimi i saj të jetë një problem i vazhdueshëm. Duket se kështu kërkon edhe Serbia që të jetë Kosova, për të përhapur ndikimin e tyre "sundues".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit