Me ardhjen e verës gjarpërinjtë duket se kanë pushtuar Tiranën pasi pothuajse çdo ditë qytetarët hasen me të tillë.
Ditën e sotme, rreth mesditës një qytetare ka parë një gjarpër të madh në zonën e Astirit.
Qytetarja thotë se gjarpëri ka dalë te shkallët e pallatit. Ndërkohë shton se një ditë më parë dy gjarpërinjë të vegjël janë vrarë nga qytetarët.
Nuk dihet nëse janë helmues apo jo këta gjarpërinjë që dalin në zona të banuara, por qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm kur lëvizin.
Mesazhi i qytetares:
Kete vit po dalin shume,ne Astir tek pallati doli ky gjarper dhe dy te vegjel fare i kishin vrar dje. Ne astir pran pallateve te maleizjaneve
Gjarpërinjtë kanë pushtuar Tiranën, në Astir dalin te shkallët e pallatit pic.twitter.com/Iax6DC6niF
— JOQ Albania (@JoqAlbania) June 8, 2023