Tubacionet e amortizuara në Fresk të Tiranës ka bërë që në mes të rrugës së kësaj zone të krijohet një shatërvan, pas shpërthimit të tubacionit të ujit të pijshëm. Çarja e tubave ka bërë të pamundur mbajtjen e presionit të ujit, që ka shpërthyer dhe është derdhur në rrugë.
Siç shihet nga pamjet e dërguara në redaksi, shpërthimi i tubacionit të ujit në Fresk ka krijuar një shatërvan që iu bën lavazh çdo makine që qarkullon në rrugë. Përveç se është krijuar një kaos, shpërthimi i tubacionit ka rrezikuar pasi presioni e ngre uji deri te kabujt elektrikë. Defekti në rrjetin e Ujësjellësit në zonën e Freskut ka shkaktuar rrjedhje të madhe uji në rrugë dhe përmbytje.