Thanas Bako është arrestuar në shtetin grek për shkak se akuzohet që pastronte paratë e pista të trafikantëve më të mëdhenj në botë. Por, ai hedh poshtë të gjitha akuzat. Ndërkohë, edhe avokatja e tij Eleni Kriketou në një deklaratë për mediat është shprehur se ajo 52-vjeçari mohon akuzat, dhe se vetë ajo do të vërtetojë pafajësinë e tij.
“Bëhet fjalë për ekzekutimin e një urdhri europian arresti nga vend anëtar i BE. Mohon çdo përfshirje dhe akuzë. Jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm për të vërtetuar pafajësinë e tij”, ka thënë avokatia.
52 -vjeçari akuzohet se për 10 muaj ka qarkulluar 250 milionë euro të grupeve kriminale të trafikut të kokainës në Belgjikë dhe Holandë. Arrestimi i tij erdhi pas zbulimit nga policia holandeze.