Letrat ku gruaja kërkonte ndihmë/ Zëdhënësja e DVP Gjirokastër: I ka shkruar një e mitur me probleme të shëndetit mendor

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.06.2023, 09:56

Ditën e djeshme JOQ, publikoi denoncimin e një qytetare e cila kishte gjetur dy letra, ku një grua me iniciale R.H banuese në lagjen “Granicë” kërkonte ndihmë pasi burri e kishte përdhunuar dhe vazhdonte ta përdhunonte prej disa ditësh. Në letrën 1 dhe letrën 2 vajza shkruante se ndodhej në katin e katërt të një pallati, dhe se nuk mund ta njoftojë vetë policinë, prandaj apelin e saj për ndihmë e kishte shkruar në një letër me shpresën se dikush do ta lexojë dhe shpëtojë.

Pas publikimit të dy letrave, Oltjana Nano, Zëdhënëse e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka reaguar për JOQ Albania. Nano shkruan për JOQ se për rastin e gruas banuese në lagjen “Granicë” e cila kërkonte ndihmë janë kryer disa verifikime dhe ka rezultuar se letrat janë shkruar nga një shtetase e mitur, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se pretendimet që kjo shtetase ka ngritur në të dyja letrat, janë të pavërteta.

Oltjana Nano, Zëdhënëse e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër

Përshëndetje,

Në lidhje me 2 letra që keni postuar ditën e sotme, përmes të cilave, një shtetase banuese në lagjen “Granicë”, Gjirokastër pretendonte se dhunohet nga bashkëshorti i saj dhe se për këtë shkak kërkonte ndihmën e Policisë, ju bëjmë me dije se:

Menjëherë pas publikimit të rastit, shërbimet e Policisë kanë nisur verifikimet mbi pretendinet që ngrihen në letrat e publikuara.

Nga veprimet e shpejta procedurale rezultoi se këto 2 letra janë shkruar nga një shtetase e mitur, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se pretendimet që kjo shtetase ka ngritur në të dyja letrat, janë të pavërteta.

Për këtë arsye, si dhe për të përmbushur saktë dhe me korrektesë, misionin tonë në të mirë të qytetarëve, transparencës dhe informimit, ju kërkojmë me mirëkuptim heqjen e këtyre postimeve për të mos bërë reagim nga ana jonë.

Faleminderit për bashkëpunimin!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit