Lajm i trishtë! Floriseli i cili u nis në Itali për transplant zemre, ka ndërruar jetë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.06.2023, 08:16

Florisel Gjata, 15 vjeç nga Korça i cili po luftonte me një sëmundje që i kishte preku organet ka ndërruar jetë. Pak orë pas lajmit të mirë, që shqiptarët e bërë bashkë kontribuuan për kurimin e Floriselit që ai të nisej në Itali për mjekim më të specializuar për transplant zemre, është mësuar lajmi i trishtë se 15-vjeçari ka dhënë shpirt.

Këtë lajm tragjik e ka bërë të ditur vetë daja i Floriselit, i cili përmes një postimi në Facebook shpreh dhimbjen për ikjen nga jeta në një moshë të re të nipit të tij Floriselit, rasti i të cilit preku shumë shqiptarë të cilët me pak para, kontribuuan për 15-vjeçarin, të cilin Zoti e mori pranë vetes.

"O shpirti i dajes ty te deshti Zoti te te kishte me vete dhe te mori o engjell", shkruan daja i Floriselit mes lotëve.

Stafi i JOQ ALBANIA, i shpreh ngushëllime familjes Gjata dhe shpirti i Floriselit pushoftë në paqe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit