“Wizz Air” është denoncuar përsëri, por kësaj here për shkak se ka anuluar fluturimin e një delegacioni nga Kalabria. Ky i fundit nuk ka mundur të mbërrijë në Shqipëri për shkak të problemeve që ka hasur me linjën ajrore “Wizz Air”.
Sipas mediave italiane “Wizz Air” ka shfaqur problematikë në kohën kur delegacioni nga Kalabria, kishte planifikuar këtë vizitë në Tiranë prej kohësh, ku kishin planifikuar takime, me një qëllim të vetëm: forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kalabrisë për të krijuar marrëveshje të reja kulturore.
Pas 24 orësh pritjeje në aeroport, delegacioni kalabrez është detyruar të heqë dorë nga udhëtimi për në Tiranë, pas fluturimit të anuluar nga kompania. Ndaj këto janë edhe arsyet e notës formale të protestës me të cilën Rajoni i Kalabrisë, përmes këshilltarit rajonal për pakicat gjuhësore, Gianluca Gallo, bëri me dije ndaj kompanisë “Wizz Air”.
Delegacioni përbëhej nga e përbërë nga Gianluca Gallo dhe këshilltarët rajonalë Pietro Raso dhe Pietro Molinaro, si dhe kryetarët e bashkive Firmo, Gizzeria, San Cosmo Albanese, San Demetrio Corone, disa këshilltarë bashkiak e gazetarë.
Kujtojmë se shumë qytetar shqiptarë, ankohen për kompaninë “Wizz Air” për të cilën përveçse me çmime të kripura, thonë se përballen edhe me vonesa dhe anulime fluturimesh të panumërta. Për linjën ajrore në fjalë, në redaksinë e JOQ, adresohen një sërë problematikash, që ndonëse janë të shumtë në numër, asnjë institucion nuk merr masa për kompaninë “Wizz Air Albania".