Gjatë ditës së sotme është publikuar me 12 emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve për misionet diplomatike.
Në listë mësohet se ambasadorët e rinj janë:
Ridi Kurtezi, Emiratet e Bashkuara Arabe; Zhaklina Peto, Mal i Zi; Aida Sakiqi, Gjermani; Ervin Bushati, SHBA; Ilir Gjoni, NATO; Vasilika Hysi, Misioni i OKB; Meri Kumbe, Izrael; Fate Velaj, Austri; Blerta Kadzadej, Turqi; Majlinda Frangaj, Vatikan; Mustafa Nano, Zvicër; Uran Ferizi, Mbretëri e Bashkuar.
Emri që bie në sy është juristja Zhaklina Peto e propozuar ambasadore në Malin e Zi. Peto është ish-bashkëshortja e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Profesoreshë në drejtësi dhe jashtë profilit diplomatik, ish-gruaja e Bledi Çuçit do të bëhet ambasadore, pra Rama i ka bërë qokën e radhës ministrit të Brendshëm.
Ndonëse romanca e Çuçit dhe Petos ka mbaruar, dyshja ka një djalë sëbashku, i cili pak kohë më parë u akuzua nga Berisha se është arrestuar në Itali për kontrabandë ilaçesh.