Në muajin maj, 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj vrau vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika dhe italianin Massimo De Santis, për të cilin dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij. Taulanti plagosi me thikën e kuzhinës edhe gruan e tij, Tefta Malajn, por Xhesika ndërhyri dhe u përpoq të mbronte me forcë nënën e saj dhe të mbante larg babain dhe mbeti viktimë.
Ndërkohë për mediat italiane ka folur vëllai i Massimo De Santis, pronarit 51-vjeçar që u vra nga Taulant Malaj i cili thotë se vëllai i tij nuk meritonte të vdiste në atë mënyrë.
“Vëllai im nuk e meritonte të vdiste kështu. Do kisha preferuar një vdekje në rrethana të tjera, por ama ai nuk e meritonte një vdekje si kjo”, tregon Pasquale.
Për mediat ka folur edhe vëllai tjetër Gianluca, emri i të cilit qëndron në tabelën që është vendosur për shitjen e banesës ku vdiq i vëllai. Ai thotë se aty jeton mamaja e tyre 80-vjeçare e cila rrinte bashkë me Massimo-n.
“Mamaja ime nuk ka dalë kurrë vetëm nga shtëpia që nga dita e tragjedisë. Më duhet ta marr në kati e tretë dhe ajo del nga ashensori duke ngulur sytë drejt përpara si për të hequr imazhin e çarçafit të bardhë që mbulonte trupin e përgjakur të Massimo-s të shtrirë në tokë”, thotë Gianluca.