Me tumor 8 cm në mushkëri, Andi ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.06.2023, 21:39

Personi në foto është Andi Shytermeja, 42 vjeç, bashkëshort dhe baba i një djali 14 vjeç. Andi ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve, pasi që në maj të këtij viti, ai është diagnostikuar me tumor në mushkëri e madhësisë 8 cm.

Ky tumor është rast i rrallë, teksa Andi ka nevojë t’i nënshtrohet një mjekimi të specializuar jashtë vendit, por vështirësitë financiare të familjes deri më tani janë bërë pengesë për realizimin e një ndërhyrje të tillë.

Andi aktualisht ndodhet në Turqi pasi familja ka pasur mundësi financiare vetëm për dërgimin e tij në këtë shtet, por fondet janë të pamjaftueshme për kurat e mëtejshme që i nevojiten, pasi jeta e tij është në rrezik.

Mjekimet totale që Andi t’i rikthehet jetës dhe të jetojë i lumtur pranë gruas dhe djalit të tij të mitur, arrijnë shumën e 80,000 eurove. Të afërmit e Andit, apelojnë që çdo shqiptar që ka mundësi të kontribuojë sa do pak në shërimin e Andit.

Shqiptarët mund të kontribuojnë në:

Perfituesi: Andi Shytermeja

KODI SWIFT: TIRBALTR

IBAN: AL34206110970000190235822001

https://gofund.me/e4afbfea

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit