Më herët, gjatë ditës së sotme, JOQ publikoi denoncimin e një vajze që denonconte një agjenci që ndodhet në Durrës te Stacioni i Trenit. Vajza akuzonte AGENCY IDEAL Travel & Tours, se e ka mashtruar për pjesën e kthimit të parave në rast anulimi të udhëtimit si dhe vendin e fjetjes.
Vajza shkruante për JOQ i ka paguar agjencisë 275 euro për një apartament që i prezantuar nga agjencia ishte krejt ndryshme nga ai në realitet, pasi sipas vajzës sapo ka shkuar në Gjermani, ka vënë re se apartamenti ishte për disa persona dhe aty ndodheshin 4-5 djem. Pas kësaj ka reaguar vetë agjencia.
AGENCY IDEAL Travel & Tours në një mesazh për JOQ, shkruan se vajza ka pranuar apartamentin që tualeti të ndahet me të tjerë. Sipas agjencisë, klientja, pra vajza në fjalë që pretendon se është mashtruar, ka pranuar apartamentin që në momentin kur ka qenë në zyrat e agjencisë. Kjo e fundit në reagimin e saj shkrua se vajza nuk ka ngelur në mes të katër rrugëve, por ka qenë me të dashurin e saj, për të cilin ka njoftuar agjencinë, por pa treguar emër të tij.
Agjencia: