Leo Messi i ka dhënë fund zërave të merkatos duke befasuar me përzgjedhjen e skuadrës së re. Pas dy sezonesh te PSG, argjentinasi ka vendosur të fluturojë drejt Maiamit për aventurën e re. Sulmuesi 35-vjeçar do të jetë pjesë e skuadrës Inter Miami, ekip në pronësi të legjendës së futbollit David Beckham.
Messi ka zhgënyer sheikët e Arabisë Saudite të cilët ofruan deri në 1.2 miliardë euro në sezon për të pasur në skuadër yllin e botës së futbollit por argjentinasi i ka refuzuar. Madje ai mbylli shpresat edhe për një rikthim të mundshëm në "shtëpinë e tij" në Barcelonë, u u rrit dhe arriti gjithçka në futboll.
Firmosja e Leo Messit te Inter Miami në Amerikë nuk është e paqëllimitë. Duket se ylli argjentinas dëshiron që të jetojë në Maiami. Ai ka ngritur një perandori pronash në këtë qytetë. Raportohet se Messi ka blerë disa vila dhe apartamente luksoze në këtë qytet, duke lënë të kuptojë se Miami ka qenë në planet e tij të hershme.
Ende nuk bërë e ditur paga që Messi do të marrë në futbollin amerikan, por duket se refuzimi i 1.2 miliardë eurove të ofruara nga sheikët të lë të kuptosh se argjentinasi nuk ka synim paratë.