Qytetarja nga Tirana denoncon: 2 gjoba në një vend pa e lëvizur makinën fare!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.06.2023, 19:29

Denoncimet e qytetarëve në lidhje me abuzimet që bëjnë policët bashkiakë me gjobat ndaj makinave, janë të shumta. Së fundmi një qytetare ka dërguar në redaksi mesazhin e saj, ku shkruan se policia bashkiake e ka gjobitur dy herë, ndonëse mjeti nuk ka lëvizur nga vendi ku është parkuar.

Shqiptarët janë 'shkundur' jo pak nga xhepat në çmimet e produkteve, shërbimeve, naftës, por jo vetëm, teksa tashmë policia bashkiake ka nisur të vërë gjoba dy herë, në të njëjtën ditë, ndonëse mjeti gjendet në të njëjtin vend ku ka qenë kur është vendosur gjoba e parë, para pak orësh.

Qytetarja:

Pershendetje! Doja te beja nje denoncim. 2 gjoba ne nje vend pa e lëviz makinën fare!

Kujtojmë se denoncimet e qytetarëve për punonjësit e policisë të cilët sipas tyre vonojnë hedhjen në sistem të gjobave të vendosura, me qëllim që drejtuesit e automjeteve të paguajnë kamatë-vonesat nuk kanë pasur të ndalur, teksa tashmë, po përdoret një tjetër metodë, ajo e gjobitjes dy herë të një makinë që nuk ka lëvizur nga vendi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit