Helmimi i kafshëve endacakë është një problematikë që nuk po gjen zgjidhje. Së fundmi një qytetar nga Korça denoncon në redaksinë e JOQ ALBANIA helmimin e qenve. Sipas denoncuesit, masakra mbi kafshët është bërë ditën e djeshme dhe sot.
Siç shihet në pamjet e siguruara për JOQ, kafshët e gjora janë lënë të ngordhura në mes të rrugës, ndërsa imazhet në fjalë janë tejet prekëse, që përveçse tregojnë fatkeqësinë e katër-putroshëve, janë edhe rrezik për shëndetin e qytetarëve pasi mund të kthehen në burim infeksioni.
Qytetari shkruan se qentë janë helmuar nga pushteti vendor, pra bashkia e Korçës e cila po vret kafshët e gjora dhe të urta. Qytetari përmes JOQ denoncon ashpër këtë mënyrë të bashkive për të hequr qafe qentë e rrugës dhe kërkon që autoritetet të reagojnë dhe të ndëshkojnë përgjegjësit.