Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.06.2023, 14:19
Ky vit nuk ishte aspak i mirë për prodhuesit e qershive në vendin tonë.
Reshjet e shiut që ranë gjatë prillit shkatërruan plotësisht prodhimin në fazën e lulëzimit, duke i nxjerrë fermerët e Lushnjes me humbje të mëdha. Ndryshe nga viti 2022 ku prodhimi ishte i madh dhe fermerët nuk gjenin dot treg, këtë vit ndodhi krejtësisht e kundërta.
Bëmë qershi vjet aq shumë sa nuk arritëm t’i vjelim. Këtë vit ra shi në kohën e lules dhe ato nuk mbajtën.
Edhe pse fermerët u kujdesën që toka të ishte e plehëruar dhe e punuar mirë, asgjë nuk i ndihmoi të shpëtonin qershitë. Në gjendje normale fermerët do të vilnin 5-10 kuintal qershi, por këtë vit mezi kanë marrë 120 kg.
Në muajin prill që ato lulëzojnë ato u mbushën mirë, por në momentet që bëri shumë ftohtë dhe ato u thanë komplet, në dhjetë lule mbeti një kokërr qershi. Unë këtë vit mora 120 kg nga një bllok ndërkohë që duhet të merrja 5-10 kuintal.
Sivjet nuk ka qershi, i ftohti na mori lulet, ka shumë pak janë kokërr vogël dhe thuajse për treg janë zero. Këtu mund të jenë 2-3 hektarë me qershi, por prodhim jo.
Tani në vend të fitimit, fermerët po llogarisin dëmin ekonomik të shkaktuar nga dëmtimi i prodhimit.
Kur nuk ka volum ngrihet çmimi, po ç'e do, dëm mund të kisha 5 milion lekë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.