Erika LaBrie në vitin 2007 u bë e famshme për shkak të tërheqjes romantike që ajo kishte ndaj objekteve. Madje në po të njëjtin vit ajo vendosi të martohej me Kullën Eiffel në një ceremoni, që u zhvillua pikërisht poshtë në Paris, poshtë objektit.
Por pas 16 vitesh duket se dashuria e LaBrie, e cila tashmë është 50 vjeç, për Kullën Eiffel ka mbaruar dhe se ajo tashmë është tërhequr seksualisht nga një gardh, me të cilin dëshiron të njihet më mirë.
Erika e karakterizon veten si një “objectum sexual”, që është një frazë e cila përdoret për dikë, që tërhiqet romantikisht ose seksualisht ndaj sendeve dhe objekteve pa jetë.